(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1920, në Lezhë. U arrestua më 13 prill 1946, dhe më 23 dhjetor 1947, me vendim nr. 506, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtore se «ka marrë pjesë në radhët e Ushtrisë NacionalÇlirimtare, më vonë në detyrën e saj si përgjegjëse në spitalet ka bashkëpunuar dhe ka dhënë informata në shërbim të Misionit Anglo-Amerikan», se ka «ka zhvilluar aktivitete kundër pushtetit popullor», ndaj e dënoi me vdekje, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave politike. Me vendim të Gjykatës së Lartë, dënimi iu zbrit në 15 vjet heqje lirie. F. 1, V. 2014, D. 23, f. 63-64.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]