KOSTURI Idhomene
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Veprimtar politik. Lindi më 1873, në Korçë. Studioi për histori në Boston (SHBA) dhe Gjermani. Komandante çete gjatë Luftës së Parë Botërore. Anëtar i komitetit Përparimi. Delegat i Kongresit të Durrësit (1918) dhe Lushnjës (1920). Zv/kryeministër i qeverisë së Lushnjës (1920). Kryeministër i Shqipërisë (1921), qeveri e përkohshme. Fanolist, jetoi në mergim shumë kohë. Deputet i Korçës (1943). Kryetar i Kuvendit Kushtetues Kombëtar Shqiptar (1943). Ky kuvend prishi marrëveshjen e bashkimit të Shqipërisë me Italinë, i riktheu Shqipërisë pavarësinë sipas statusit të 1928, shpalli botërisht asnjëanësinë e Shqipërisë në luftë. U vra më 5 nëntor 1943, nga njësiti guerril i Durrësit. Atentatori, Kol Laku, u arrestua më 24 shkurt 1944 dhe u dënua me vdekje nga Gjyqi i Përhershëm Ushtarak. Ekzekutimi i tij u bë në sheshin që tashmë kishte marrë emrin Idhomene Kosturi (sot sheshi Skënderbej). http://www.radiandradi.com/atentatorikomunist-qe-i-mori-jeten-pabesisht-qeveritarit-idhomen-kosturi-bashkim-kadiu/testata-kryesore/gazeta/

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]