KRAJA Sami
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1946, në Shkodër. Më 30 korrik 1977, me vendim nr. 201, Gjykata e Shkodrës e deklaroi fajtor për «krimin e tentativë së arratisjes» dhe e dënoi me 18 vjet burg. Më 5 nëntor 1980, me vendim nr. 278, Gjykata e Fier e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacion e propagandës kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet burg. Përfundimisht u dënua me 24 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. AISKK, F. 1, Viti 2015, D. 27, Fl. 245-246.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]