KRAJA Shefqet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1934, në Shkodër. Më 7 gusht 1951, me vendim nr. 148, Gjykata Ushtarake Shkodër e dënoi për «pjesëmarrje në grup kundërshtarësh me bashkëveprim», për «agjitacion e propagandë» dhe për «tentativë arratisje » me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet. Më 18 maj 1988, me vendim nr. 112, Gjykata Shkodër e dënoi për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», me 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 342.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]