KRISTO Lefter
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1918, në Himarë. Më 13 qershor 1952, me vendim nr. 239, Gjykata e Lartë, Kolegji Ushtarak e deklaroi fajtor për «krimin e tentativës për arratisje për në Greqi» dhe e dënoi me 8 vjet burg dhe humbjen e të drejtave civile për 3 vjet si dhe për «krimin e agjitacion e propagandës» me 5 vjet burg. Përfundimisht u dënua me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtave civile për 3 vjet kohë. AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 17, Fl. 321-322.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]