KRISTO Pandi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1914, në Korçë. Këpucar me profesion, pastaj ministër pa portofol, kryetar i Komisionit të Kontrollit në vitet e para të qeverisjes së komunistëve, i dënur dy herë, gjatë monarkisë dhe pushtimit italian të Shqipërisë. Pjesë e regjimit komunist deri në pridhjen e marrëdhënieve me Jugosllavinë, u dënua jo për krimet e bëra, por si pjesë e një grupoi të sajuar me Koçi Xoxen në krye. Më 10 qershor 1949, me vendim nr. 1, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «faje kundër popullit e shtetit», «dëmtim me vepra të fuqisë ushtarake» dhe «nxitje të një shteti të huaj për luftë kundër vendit» dhe e dënoi me 20 vjet burg dhe humbjen e të drejtave civile për 5 vjet kohë. U lirua më 9 tetor të vitit 1963. Familja e tij u internua. F. 1, V. 2014, D. 19, f. 5-6.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]