KRISTO Rako
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1955, në Dëshnicë. Më 26 janar 1974, me vendim nr. 8, Gjykata e Tepelenës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes» dhe e dënoi me 6 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. Më 14 gusht 1980, me vendim nr. 22, Gjykata e Tepelenës e deklaroi fajtor për «krimin e tradhëtisë ndaj atdheut me anë të arratisjes» dhe «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 20 vjet burg, heqjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë dhe internim për 5 vjet. F. 1, V. 2014, D. 16, f. 14-15.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]