(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1894, në Izmir, Turqi. Më 9 dhjetor 1947, me vendim nr. 276, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e dënoi si «armik i popullit se ka marrë pjesë në organizatë tradhtare duke u vënë në shërbim të zbulimit Grek dhe ka bërë agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», me 15 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet. Liruar me kusht më 18 dhjetor 1956. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 512.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]