(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1914, në Peshkopi. U arrestua më 19 gusht 1949. Më 12 tetor 1949, Gjykata Territoriale e Korçës e dënoi për «organizimin dhe udhëheqjen e grupit të të arratisurve», me 15 vjet burg dhe heqjen e të drejtës elektorale për 5 vjet; dhe për «fajin e planit për t’u arratisur», me 8 vjet burg. Përfundimisht, u dënua me 20 vjet burg. Më 1956, dënimi iu zbrit në 15 vjet burg dhe 12 janar 1960, iu fal mbetja e dënimit. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 141-142.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]