KUCI Abedin
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1894, në Delvinë. Më 29 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi se «ka marrë pjesë në Organizatën e Ballit Kombëtar», dhe «ka bërë agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», me 4 vjet, humbjen e të drejtës elektorale për 1 vit. Më 20 qershor 1950, Gjykata e Sarandës e dënoi «se nuk ka regjistruar 3 kokë keca», 2000 lekë gjobë dhe konfiskimin e tre kokë dele. Më 1951, u dënua për tregti të ndaluar me 5 muaj burg. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 611-612.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]