KUKAJ Martin
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1913, në Tropojë. Më 16 janar 1993, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi të njohë faktin e vrasjes së tij pa gjyq për motive politike në vitin 1946. F. 1, V. 2014, D. 15, f. 335-336.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]