(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1954, në Durrës. Është dëbuar për çështje politike. Me vendim nr. 26, më 11 dhjetor 1993, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit, nga Durrësi në Sallmone (Durrës), prej 20 nëntor 1960, deri më 7 maj 1964. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 459-460.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]