KULLOLLI Demir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1899, në Poroçan, Gramsh. Më 30 tetor 1945, Gjykata Ushtarake e Beratit e dënoi për «strehim kriminelësh», me 30 vjet burg, punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 646-647.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]