(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1931, në Shkodër. U arrestua më 20 shkurt 1957, dhe më 24 prill 1957, me vendim nr. 56, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacion e propagandës kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale. Më 27 shkurt 1957, me dekret nr. 250 i falet gjysma e dënimit. AISKK, F. 1, Viti 2015, D. 27, Fl. 249-250.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]