KURBALLI Xhelal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 20 maj 1898, në Çamëri. U dënua për motive politike. Më 26 qershor 1993, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes të personit në burg pa qenë i dënuar, vendosi të vërtetojë faktin e vrasjes së tij pa gjyq në maj të vitit 1944. F. 1, V. 2014, D. 23, f. 134-135; Gazeta 55, 28 nëntor 2014, 17.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]