(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1942, në Kolenjë, Mallakastër. Është dëbuar për çështje politike. Me vendim nr. 21, më 10 mars 1993, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit, nga Durrësi në Lushnjë, prej 1951 deri më 1969, kur është martuar. Ka qenë e internuar bashkë me prindërit. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 631-632.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]