KUSI Ramazan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1900, në Tiranë. U arrestua më 30 maj 1959, dhe më 15 shtator të po këtij viti, me vendim nr. 56, Gjykata e Qarkut të Tiranës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 4 vjet heqje lirie. Përfitoi nga amnistia e dhënë me dekretin nr. 3006, datë 23 nëntor 1959. F. 1, V. 2014, D. 23, f. 197-198.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]