KUTROLLI Garip
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1926, në Kapshticë, Devoll. Më 14 mars 1947, me vendim nr. 93, Gjykata Lartë e dënoi për «tradhti ndaj atdheut, duke organizuar grupe në ushtri kundër pushtetit, dhe dhënie informatash të arratisurve», me vdekje dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike. F. 1, V. 2014, D. 24, Fl. 426-427.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]