(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1936, në Vlorë. U dëbua për motive politike. Më 8 prill 1994, me vendim nr. 22, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi Vlorë në Mifol (Vlorë), prej 29 shtatorit të vitit 1966 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 44, FL. 72-73.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]