LIÇELLI Sami
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, në Kuç të Zi të Korçë. Më 27 korrik 1954, me vendim nr. 73, Gjykata e Korçës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit dhe vënie në shërbim të agjenturave të huaja», «pjesëmarrje në bandë të armatosur kundër pushtetit popullor» dhe «arratisje nga internimi» dhe e dënoi me vdekje në litar dhe konfiskim të pasurisë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 43, FL. 91.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

Cite: Ky artikull u publika nga: HonoLulu, me titull "LIÇELLI Sami," tek Enciklopedia Shqiptare, , https://wiki.shqipopedia.org/li%c3%a7elli-sami.