LIKA (hyka) Sokol Orhan

LIKA (hyka) Sokol Orhan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1972, në fshatin Goskovë të Korçës. Më 23 prill 1990, ende nxënës në vitin e tretë të shkollës gjeologjike të Korçës, u përpoq të kalonte kufirin bashkë me bashkëfshatarin dhe shokun e tij të shkollës, Besim Hekuran Qosen [shih]. U vra po atë ditë, rreth orës 23.00, nga forcat e repartit 310 Kolonjë. Kastriot Dervishi, Vrasjet në kufi në vitin 1990: Përmbledhje dokumentesh, ISKK, 2015, Kreu X, f. 55-62; AISKK, F. 1, V. 2016, D. 51, f. 68-69.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]