LIKA Zihni
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1915, në Hoshtimë të Vlorës. Më 11 qershor 1945, me vendim nr. 48, Gjykata e Vlorës e deklaroi «kriminel lufte dhe armik të popullit» dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë, si dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 44/1, f. 67-68; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 83.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]