Likene
(Term – Mjedisor)
Likene
(anglisht: Lichenes)
✦ Organizma të përbërë, që përbëhen nga dy komponente kërpudhat dhe algat, gjegjësisht format simbiotike të ndërtuara/formuara nga anëtarë me karakteristika të ndryshme. Ndarja e punës është bërë ashtu që algat kryejnë fotosintezën, ndërsa kërpudhat kanë funksion kryesisht përthithës. Organizma kosmopolit. Iu qëndrojnë streseve të ndryshme, siç janë thatësia dhe temperatura e lartë, mungesa e ushqimit. Mirëpo, likenet janë shumë të ndieshëm ndaj ndotjes së ajrit (sidomos ndaj dyoksid sulfurit) që ndikon shumë në zvoglimin e numrit të popullacionit deri të zhdukja. “Shkretëtirat e likeneve” janë shenjë e sigurt (indikator) të ndotjes së ajrit në shkallë të lartë.