Likenet          Likenet, edhe pse janë bimë të ulëta, janë shumë interesante, Ato janë të përbëra nga dy bimë: nga një algë e gjelbër dhe nga një kërpudhë, që bashkëjetojnë me njëra-tjetrën. Kjo bashkëjetesë quhet simbiozë.         Po pse bashkëjetojnë me njera-tjetrën këto dy bimë? Shkencëtarët e kanë zbuluar këtë të fshehtë. Alga, meqë është bimë e gjelbër, e ushqen kërpudhën me lëndë organike, ndërsa kërpudha, që ka aftësi të thithë ujë edhe në toka shumë të thata, e mbron algën dhe nuk e lë të thahet. Në të vërtetë, alga e vetme, në zona të tilla, nuk do të mund të jetonte pa kërpudhën, ndërsa kërpudha nuk mund të jetojë pa algën.      Kërpudha, që bashkëjeton me algën, në sajë të një acidi të veçantë që prodhon, arrin të brejë edhe sipërfaqen e shkëmbinjve. Në këtë mënyrë, ajo krijon mundësinë që likeni të lidhet pas shkëmbit. Sipërfaqja e shkëmbit, që preket nga acidi i kërpudhës, nis e petëzohet e më pas të thërrmohet. Si pasojë, mbi faqen e shkëmbit shfaqet në fillim një kore e butë që më pas, dalëngadalë, shndërrohet në një lloj toke të butë, në të cilën mund të ngulin rrënjët e tyre edhe bimë të tjera. Në këtë mënyrë likenet bëjnë të mundur zhvillimin e njëfarë bimësie edhe në zona të shkreta.

 

Në botën e bimëve

[cite]