LILAJ Muke
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1883, në Dukaj të Tepelenës. Më 19 nëntor 1992, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi të njohë faktin juridik të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike, më 25 dhjetor të vitit 1943. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 75/2, FL. 14-15.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]