LITA Ali
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, në Ndroq të Tiranës. Më 11 gusht 1945, me vendim nr. 53, Gjykata Ushtarake e Durrësit e deklaroi «kriminel lufte dhe armik të popullit» dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskim të pasurisë, punë të detyruar dhe humbje të drejtave qytetare e politike. U arrestua sërish më 1977, dhe më 8 shkurt të po atij viti, me vendim nr. 52, Gjykata e Tiranës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 8 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 45/1, FL. 86-87.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]