LLAZE Spiro
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Konispol të Sarandës, në vitin 1912. U arrestua më 23 korrik 1947. Me vendim nr. 244, datë 18 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në një grup armiqësor me qëllim rrëzimin e pushtetit popullor» dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. F. 5, Viti 2016, D. 34, f. 66.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]