LLESHAJ Gjin Llesh
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1924, në Prosek të Rrëshenit. U internua për motive politike. Me vendim nr.23, 22 maj 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga rrethi Mirditë në rrethin Berat, Tepelenë dhe Lushnje, prej 10 gushtit të vitit 1949 deri më 13 prill 1960. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 72, f. 42-43.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]