LLESHI Frano
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Kallmet të Lezhës. Me vendim nr. 48, datë 9 shkurt 1951, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor se «është lidhur me të burgosurit dhe ka dashur të arratisen me ta e të hapin burgun», ndaj e dënoi me 10 vjet privim lirie me punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë. F. 5, Viti 2016, D. 74, f. 62.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]