LLESHI Palina
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vititn 1899, në fshatin Kallmet të Lezhës. Me vendim nr. 58, datë 17 shkurt 1947, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi «sabotator të luftës dhe të pushtetit» dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale baraz me kohën e dënimit. F. 5, Viti 2016, D. 74, f. 48.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]