(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1913, në Lumëz të Pukës. U arrestua më 24 prill 1953. Me vendim nr. 168, datë 12 shtator 1953, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «bashkëpunim me bandat» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për një vit kohë. F. 5, Viti 2016, D. 32, f. 142-143.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]