(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1885, në Livadhas të Mirditës. U arrestua më 22 tetor 1952. Me vendim nr. 273, datë 26 qershor 1952, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor për «strehim kriminelësh» dhe e dënoi me 15 vjet burg, humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë, si dhe konfiskimin e pasurisë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 72, f. 17-18.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]