(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1931, në Zhulat të Gjirokastrës. Më 13 shtator 1950, me vendim nr. 141, Gjykata Ushtarake e Gjirokatrës e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në grup të organizuar kundër pushtetit dhe strehim e furnizim kriminelësh e diversantësh të arratisur» dhe e dënoi me 4 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 1 vit kohë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 63, FL. 11-12.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]