LOGLI Limo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1904, në Zhulat të Gjirokastrës. Më 17 shtator 1945, me vendim nr. 168, Gjykata Ushtarake e Gjirokatrës e deklaroi «armik të popullit dhe kriminel lufte» dhe e dënoi me 101 vjet burg dhe humbjen e të drejtave politike për 5 vjet kohë. Me dekret, ky dënim iu ul në 30 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 63, FL. 69-70.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]