(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Rapshë të Koplik, në vitin 1880. Me vendim nr. 171, datë 1 gusht 1952, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor për «krime politike duke u vënë në shërbim të agjenturës jugosllave» dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim. F. 5, Viti 2016, D. 58, f. 151-152; F. 5, Viti 2016, D. 101, f. 141-142.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]