MAHILAJ Serjan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Rexhepaj të Vlorës, më 2 shkurt 1920. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të ligjit nr. 7660, datë 14 janar 1993, si dhe udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 2, datë 4 janar 1992, për njohjen e faktit të pushkatimit pa gjyq, komisioni në mbledhjen e datës 25 shtator 1993 vendosi vërtetimin e vrasjes së tij pa gjyq për motive politike më 21 shtator 1944 në Dhërmi. F. 5, Viti 2016, D. 34, f. 101-102.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]