MAHMUTI Bajame
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, në vitin 1875. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 23, datë 22 maj 1993, vendosi njohjen e kohës së internimit për çështje politike nga rrethi i Gjirokastrës në rrethin e Krujës, prej datës 2 qershor të vitit 1945 deri më 25 dhjetor të vitit 1949. F. 5, Viti 2016, D. 30, f. 145-146.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]