MAHO Hasan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Çipan të Korçës, më 17 maj 1906. Me vendim nr. 114, datë 25 maj 1993, Gjykata e Rrethit të Devollit vendosi vërtetimin e faktit juridik të vrasjes së tij pa gjyq nga forcat partizane, më 15 shtator 1943. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 214-215.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]