MAKAJ Atë Dioniz Makaj

MAKAJ Atë Dioniz Makaj
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Klerik katolik. Lindi në Shkodër, më 10 qershor 1910. Mësimet e para dhe të mesme i kreu në kolegjin françeskan të Shkodrës, ndërsa të lartat në Romë. Më 15 korrik 1936 u shugurua meshtar dhe u kthye në Shkodër, ku iu ngarkua detyra e famullitarit të Nikaj-Mërturit. U arrestua më 2 shkurt 1945. U lirua më 1953, pas kryerjes së plotë të dënimit. Nga 15 korriku i vitit 1956 deri më 19 mars 1967, shërbeu si famullitar në Iballë të Pukës. Që pas mbylljes së kishave e deri më 1991, jetoi pranë të nipit, Pal Makajt, në Shkodër. Vdiq më 30 dhjetor 2004. U varros më 1 janar 2005, në kishën e Zojës Rruzare tek Arra e Madhe. Dr. Pjetër Pepa, Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik në Shqipëri, “55”, Tiranë, 2007, Vol. I, II, f. 395-396.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]