MAKAJ Gjeto
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tale, më 24 janar 1934. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendium nr. 26, datë 11 dhjetor 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga Talja nr. 1, Shkodër, në rrethin Talje nr. 2, Shkodër, prej datës 25 mars 1946 deri më 28 dhjetor 1949. F. 5, Viti 2016, D. 37, f. 49-50.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]