MAKSUTI Idriz
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Vojnikë të Dibrës. U internua për motive politike. Më 26 dhjetor 1992, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi Dibër në rrethin Tepelenë prej 10 shkurtit 1949 deri më 10 nëntor 1953. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 53, f. 130-131.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]