MALAJ Dushan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Sevaster të Vlorës, në vitin 1935. Me vendim nr. 125, datë 14 dhjetor 1951, Gjykata Territoriale e Durrësit e deklaroi fajtor për «agjitacion dhe propagandë» dhe e dënoi me 1 vit heqje lirie me punë të detyruar. U arrestua sërish më 23 prill 1953, dhe më 9 korrik të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Durrësit e deklaroi fajtor për «akte terroriste» dhe e dënoi me 20 vjet burgim, konfiskimin e plotë të pasurisë, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për dy vjet kohë. Me dekretin nr. 3242, datë 20 mars 1961, iu falën 6 vjet nga dënimi. U lirua më 11 qershor 1966. F. 5, Viti 2016, D. 33, f. 52-53.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]