MALAJ Gjergj Gjon
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1953, në Ivanaj të Kastratit. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komsioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 23, datë 22 maj 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Shkodrës në fshatin Hajmel, prej datës 13 tetor 1963 deri më 10 tetor të vitit 1968. F. 5, Viti 2016, D. 101, f. 58-59.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]