(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1924, në Delvinë. Me vendim nr. 722, 24 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtore «si element antiparti dhe antipushtet, ka punuar kundër pushtetit me të gjitha energjitë e saj, dhe ka hedhur parulla kundër partisë e pushtetit, ka pasur takime me elementë të dyshimtë», dhe e dënoi me 2 vjet burg, punë të detyruar, dhe humbjen e të drejtave të tij civile e politike baraz me kohën e ndëshkimit. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55/, f. 143-144.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]