MALILE Veliko
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1891, në Gjirokastër. Me vendim nr. 283, 10 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se ka bërë «faje karshi popullit dhe shtetit duke marrë pjesë në organizatën e Ballit, është vënë në shërbim të Sillogut dhe ka kryer detyrat e ngarkuara» dhe e dënoi me 25 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Më 27 prill 1949, dënimi iu zbrit në 15 vjet burg. Më 23 nëntor 1954, dënimim iu ul nga 15 në 12 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55/1, f. 201-202.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]