MALO Belul
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Pirg, më 15 prill të vitit 1936. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 14, datë 29 korrik 1992, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit për motive politike nga rrethi i Korçës në Kamëz të Tiranës, prej datës 10 janar 1949 deri më 10 dhjetor të vitit 1950. F. 5, Viti 2016, D. 38, f. 176-177.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]