MANCAKU Rexhep
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tiranë, më 8 maj 1914. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të ligjit nr. 7660, datë 14 janar 1993, si dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, për njohjen e kohës së dënimit të vuajtur për motive politike, komisioni në mbledhjen e datës 6 nëntor 1993, vendosi vërtetimin e faktit juridik të vuajtjes së dënimit nga ish i dënuari Rexhep Mancaku nga data 4 prill 1945 deri më 15 janar 1946. F. 5, Viti 2016, D. 39, f. 110-111.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]