MANCAKU Sami
(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1 qershor të vitit 1934, në Ndroq. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 1, datë 14 janar 1992, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Tiranës në rrethin e Beratit, prej datës 1 qershor të vitit 1945 deri më 30 mars të vitit 1949. F. 5, Viti 2016, D. 35, f. 179-180.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]