MANE Njazi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1937, në Filat, Çamëri. U dëbua për motive politike. Me vendim nr. 20, më 10 shkurt 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga Durrësi në Hamallaj (Durrës), prej vitit 1968 deri më 30 dhjetor 1972. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55/1, f. 66-67.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]