MARTINO Foto
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Dhërmi, në vitin 1887. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verfikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga Himara (Vlorë) në rrethet e Beratit dhe të Tepelenës, prej datës 10 tetor 1951 deri më 31 dhjetor 1954. F. 5, Viti 2016, D. 33, f. 279-280.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]